Një nga problemet kryesore që ka ndikuar shumë te luhatjet e Real Madridit këtë sezon është padyshim numri i madh i dëmtimeve. Së fundmi, klubi madrilen ka humbur Eder Militaon, braziliani do të mungojë tre deri në katër muaj, duke e bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen në merkaton e janarit për këtë repart.
Aq më tepër që dy qendërmbrojtësit e tjerë Antonio Rudiger dhe david Alaba, me shumë gjasa do të largohen në fund të sezonit, kohë kur iu mbaron edhe kontrata aktuale. Ndaj, drejtuesit e klubit madrilen po punojnë për të siguruar një qendërmbrojtës të nivelit të lartë që në merkaton dimërore.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se Florentino Perez nuk do të presë fundin e sezonit për ta transferuar falas, por do të p[aguajë 40 milionë euro për të transferuar Marc Guehi që në janar. 25-vjeçari anglez mund të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni duke qenë se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Crystal Palace, por te Real Madrid duan ta transferojnë që në janar dhe janë të gatshëm të paguajnë kaluzolën e vebdosur nga klubi anglez që është pikërisht 40 milionë euro.
The post Real Madrid i ka shpresat te merkato. 40 milionë euro për të forcuar mbrojtjen brenda merkatos së janarit appeared first on Telesport.











