Real Madrid i bëri dalje, Xabi Alonso-n e “prenotojnë” që tani për sezonin e ri

Xabi Alonso u larguar vetëm pas 6 muajsh në krye të Real Madridit. Humbja ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, luhatjet e vazhdueshme dhe mbi të gjitha mosmarrëveshjet me disa prej titullarëve, ndikuan në largimin e shpejtë të trajnerit bask nga klubi madrilen.

Megjithatë, Xabi Alonso nuk pritet të rrijë gjatë pushim. Mediet spanjolle zbulojnë se destinacioni i ri i trajnerit bask do të jetë Premier League. Janë të paktën tri klube të mëdha që kanë në radarin e tyre Xabi Alonso, Liverpool, Man. United dhe Man. City.

Arne Slot i ka ditët e numëruara te klubi i kuq, maksimumi deri në fund të sezonit. Pavarësisht shpenzimeve të jashtëzakonshme në merkaton e verës së kaluar, Liverpooli ka shfaqur shumë pasiguri dhe probleme këtë sezon dhe sigurisht që faji kryesor në raste dështimi bie mbi trajnerin. Arne Slot mund të alrgohet në fund të sezonit dhe Xabi Alosni shihet si zëvendësues perfekt i tij.

Po ashtu, Manchester United është në kërkim të një trajneri të ri të përhershëm për sezonin e ri, duke qenë se Michael Carrick do të drejtojë “Djajtë” deri në fund të sezonit aktual. Nuk mbetet pas as Manchester City, që mund të kërkojë trajner të ri në verë. Kontrata aktuale e Pep Guardiolës skadon në vitin 2027, por spanjolli mund të largohet që këtë verë dhe Alosno mund të jetë pasuesi ideal i tij.

The post Real Madrid i bëri dalje, Xabi Alonso-n e “prenotojnë” që tani për sezonin e ri appeared first on Telesport.