Tashmë dihet nga të gjithë që Real Madrid do të bëjë një ose dy përforcime të mëdha në repartin e mesfushës, gjatë merkatos së verës së ardhshme.
Një nga emrat që ka qarkulluar prej kohësh është edhe ai i Rodri-t. Megjithatë, sot mediet spanjolle bëjnë me dije se Real Madrid ka vendosur tq heq dorë nga ideja e transferimit të Rodri-t dhe të fokusohet tek alternativat e tjera.
Arsyeja pse është marrë kyë vendim është për shkak të frikës për gjendjen fizike të spanjollit, i cili vjen nga disa dëmtime të njëpasnjëshme. Edhe pse Rodri duket pikërisht si profili ideal dhe që i mungon mesfushës së Real Madridit, klubi madrilen ka vendosur të heq dorë prej tij njëherë e mirë.
The post Real Madrid heq një emër nga lista e transferimeve që do të bëjë në verë appeared first on Telesport.










