Pavarësisht lidhjeve të shumta ndër vite mes Erling Haaland dhe Real Madridit, sulmuesi norvegjez aktualisht nuk është pjesë e planeve të klubit madrilen.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit e “Los Blancos” janë të bindur se repartit ofensiv i janë mbuluar plotësisht nevojat me praninë e Kylian Mbappé, duke bërë që interesi për Haalandin të mbetet vetëm në nivel spekulimesh mediatike.
Prej disa sezonesh, emri i sulmuesit të Manchester Cityt është përmendur shpesh si një objektiv i mundshëm për “Santiago Bernabéu”, por situata aktuale tregon se nuk ka hapa konkretë në këtë drejtim. Nga ana sportive, Mbappé po zhvillon një sezon mbresëlënës, duke forcuar bindjen e klubit se zgjedhja e bërë është e duhura.
The post Real Madrid – Haaland, kush tha se ka ardhur koha të ndodhë? Në Madrid mendojnë ndryshe appeared first on Telesport.













