I vetëdijshëm se nuk ka shans të bëhet protagonist në Bernabeu, Endrick ka vendosur të huazohet në merkaton e janarit në një skuadër që i jep minuta.
Objektivi është i qartë: sulmuesi do të luajë në Botëror. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse Real Madrid ka vendosur 3 kushte për lëvizjen e tij në janar.
Së pari, klubi i interesuar duhet të paguajë një tarifë huazimi. Së dyti, duhet të mbulojë tërësisht pagën e lojtarit. Së treti, duhet të paraqesë një plan të qartë zhvillimi sportiv për lojtarin.
Sipas të gjitha gjasave, Endrick do të transferohet në Ligue 1, ku e presin disa skuadra me projekte entuziaste për rritjen e tij.
The post Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose… appeared first on Telesport.



 
															






