Tashmë dihet që Real Madrid do të bëjë një ose dy përforcime në repartin e mesfushës gjatë evrës që vjen. Disa nga emrat qëjanë përmendur deri tani janë Rodri, Angelo Stiller, Kees Smit, Adam Wharton etj, por “Defensa Central” zbulons e skautët e klubit madrilen aktualisht kanë në listë një emër të papërmendur më parë.
Bëhet fjalë për Mamadou Sangare-n, mesfushorin i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Lens. 23-vjeçari nga Mali mund të përshtatet si partneri kryesor i Aurelien Tchouameni-t. Skuatët e Real Madridit do ta ndjekin Sangare-n gjatë Kupës së Afrikës, që nis së shpejti, për të dhënë një vlerësim përfundimtar për të.
Vlera në treg e Sangare është 15 milionë euro sipas Transfermarkt, por që mund të rritet ndjeshëm deri në fund të sezonit në bazë të përfomancave të tij. Për 23-vjeçarin ka interes edhe nga ekipet e Premier League si Arsenal, Manchester City dhe Tottenham.
The post Real Madrid gjen partnerin ideal në mesfushë për Tchouameni, një emër i papërmendur më parë appeared first on Telesport.












