Real Madrid formaton komplet qendrën e mbrojtjes, një emër me përvojë dhe tre talente të reja

Real Madrid po mendon të formatojë komplet mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. “ESPN” zbulon se klubi madrilen po punon për të afruar një qendërmbrojtës me përvojë dhe tre emra të rinj, dy mes tyre prodhime të akademisë.

Emri i parë në listë është ai i Nico Schlotterbeck, qendërmbrojtësi i Dortmund. 25-vjeçari do të largohet këtë verë nga klubi verdhezi dhe shifra që pritet të arkëtohet nga shitja e tij është 45-50 milionë euro.

Emri i dytë që ka zgjedhur Real Madrid për qendrën e mbrojtjes është Jeremy Jacquet, qendërmbrojtësi 20-vjeçar i Rennes, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha me paraqitjet e tij këtë sezon.

Po ashtu drejtuesit e Real Madrid po mendojnë të aktivizojnë të drejtën e riblerjes së produktit të tyre, Jacobo Ramon, për 8 milionë euro. 20-vjeçari po shkëlqen te Como. Emri i fudnit në listë është një tjetër talent, produkt i akademisë, për të cilin po mendohet të jetë pjesë e ekipit të parë për sezonin e ardhshëm, Joan Martinez.

The post Real Madrid formaton komplet qendrën e mbrojtjes, një emër me përvojë dhe tre talente të reja appeared first on Telesport.