Real Madrid fiton lehtë kundër Valladolidit, Mbappe shkëlqen me “hat-trick”

Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 0:3 Valladolidin në xhiron e 21-të të La Ligas.

Të tre golat i shënoi sulmuesi Kylian Mbappe, duke e kompletuar hat-trickun e parë me Real Madridin, ku golin e parin e shënoi në minutën e 30-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Golin e dytë francezi e shënoi në minutën e 57-të, dy minuta më vonë pasi u ndëshkua me karton të verdhë, njofton klankosova.

E, hat-trickun Mbappe e kompletoi në minutën e 91-të të takimit, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Reali e rrit diferencën nga vendi i dytë, Atletico Madridi, në katër pikë, duke shkuar në kuotën e 49 pikëve, ndërsa nga Barcelona ka 10 pikë diferencë, por blaugranasit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.