Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barca. Dështon Lamine Yamal, Vinicius Junior “tërbohet” me zëvendësimin (video)

Real Madrid ka fituar 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni, të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Supersfdia nisi vrullshëm, në minutën e 3-të pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN

Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.

SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE

Në minutën e 22-të, pas një topi të mrekulleshëm të marrë nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe nuk ka sesi të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, Arda Guler humbet topin në zonë, Marcus Rashford asiston, Fermin Lopez tund rrjetën, 1-1.

Megjithatë, madrilenët nuk u demoralizuan aspak dhe rigjetën avantazhin në minutën e 42-të. Vinicius nga e majta i bën spektakël Jules Kounde dhe kroson në zonë, Miliato asiston me kokë, Jude Bellingham i harruar nga katalanasit, shtyn topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për “Los Blancos”.

Pjesa e dytë nisi po ashtu vrullshëm. Në minutën e 50-të, Eric Garcia prek topin në dorë gjatë një ndërhyrjeje ndaj Jude Bellingham. Pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti. Godet Kylian Mbappe, por gjuajtja e francezit është ndalur në mënyrë fantastike nga Wojciech Szczęsny.

Në minutën e 72-të, Xabi Alonso largon nga fusha Vinicius Junior për Rodrygo-n. Vinicius reagon shumë keq dhe largohet direkt për në dhomat e zhveshjes.

SHIKOVIDEON

Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Real Madrid fiton 2-1 dhe rrit diferencën në 5 pikë. Duhet përmendur fakti që Lamine Yamal dështoi në “El Clasico-n” e sotme dhe pse pritej të ishte protagonisti kryesor. Lojtari më i mirë në fushë për Real Madridin ishte Jude Bellingham, te katalanasit Szczesny.

SHIKOGOLAT

The post Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barca. Dështon Lamine Yamal, Vinicius Junior “tërbohet” me zëvendësimin (video) appeared first on Telesport.