Real Madrid po përballet me Espanyol-in në “Santiago Bernabeu”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në La Liga. Topin e parë për këtë ndeshje e shqelmoi Abderrahim Ouhida, ku nuk munguan lotët dhe duartrokitjet e mëdha në stadium.
Abderrahim Ouhida është një djalosh i ri, i cili i mbijetoi tërmetit të vitit 2023 në Marok, në të cilin humbi prindërit, gjyshin dhe 2 nga vëllezërit e motrat e tij. Menjëherë pas tërmetit, ai u pa duke qarë në TV, ndërsa mbante veshur fanellën e Real Madrid.
I vëmendshëm ndaj rasteve të tilla, klubi i Real Madrid e ndihmoi djaloshin maroken të transferohej në Madrid, të nisë studimet aty, si dhe javën e fundit ka nënshkruar për akademinë e klubit. Abderrahim Ouhida ishte i pranishëm në stadium edhe në ndeshjen ndaj Olimpique Marseille, gjatë javës ai ka marrë autografet e gjithë lojtarëve të Real Madridit si dhe të presidentit Florentino Perez.
Pasi lojtarët e të dy ekipeve i bënë gardën e nderit dhe e pritën me duartrokitje të shumta, Abderrahim Ouhida shqelmoi topin e parë në fushë.
The post Real Madrid-Espanyol, fillon mes lotësh dhe duatrokitjeve të mëdha. Gjest fantastik nga klubi madrilen (video) appeared first on Telesport.