Real Madrid është gati të bëjë çmendurinë për të, por përgjigjja e fundit e Vitinha-s nuk do t’u pëlqejë aspak madrilenëve

Tashmë dihet që Real Madrid do të bëjë me patjetër një përforcim “big” në mesfushë për sezonin e ardhshëm. Deri tani janë përmendur emra me peshë si Rodri, Joao Neves, Alexis Mac Allister dhe Vitinha.

Pavarësisht se të gjithë emrat e përmendur janë mesfushë klasi dhe të një cilësie të jashtëzakonshme, dëshira e madhe e “Los Blancos” është Vitinha, për të cilin sipas raportimeve të ndryshme janë të gatshëm të ofrojnë deri në 150 milionë euro.

Në një intervistë të fundit të dhënë për Canal 11, Portugali, Vitinha i mbyll derën njëherë e mirë Real Madridit, duke shprehur vendosmërinë për të qëndruar te PSG.

“Do të ishte një gabim të largohesha nga PSG. Ndihem shumë mirë këtu, më pëlqen të jem këtu, dhe kështu e pëlqen edhe familja ime. Nuk mendoj se është gjëja më e mirë për mua tani të lëviz diku tjetër. Ndjej se tifozët e PSG më vlerësojnë dhe ndiej se kam fituar dashurinë e tyre. Kemi një ekip fantastik dhe një trajner të pabesueshëm”, tha Vitinha.

The post Real Madrid është gati të bëjë çmendurinë për të, por përgjigjja e fundit e Vitinha-s nuk do t’u pëlqejë aspak madrilenëve appeared first on Telesport.