Arsenali po e mbyll marrëveshjen për rinovimin e kontratës me njërin nga gurët e tij themelorë: William Saliba.
Qendërmbrojtësi francez kishte mbërritur me dy vjet të mbetura në kontratën e tij, dhe drejtuesit e “Topçinjve” kishin frikë nga një sulm verën e ardhshme prej Real Madrid.
Klubi “los blancos” nuk e ka mbajtur kurrë sekret se e konsiderojnë lojtarin 24-vjeçar si të rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Madje atë e kanë pagëzuar si “Bellingham të mbrojtjes”.
Saliba është një lojtar të klasit botëror në këtë pozicion. Sipas “The Athletic”, klubi londinez dhe stafi i lojtarit kanë arritur një marrëveshje për një kontratë të re pesëvjeçare.
Gatishmëria e Saliba për të mos u larguar nga Arsenal ishte thelbësore për marrëveshjen e re, pasi ai kurrë nuk kishte ndërmend të largohej nga “Emirates”.
The post Real Madrid e kërkonte me ngulm, Arsenal arrin marrëveshjen për rinovimin e kontratës me yllin e skuadrës appeared first on Telesport.










