Defensa Central raporton se Real Madrid ka një objektiv të ri për të ardhmen. Ai quhet Lennart Karl.
Sulmuesi gjerman i ka shtangur të gjithë me performancat e tij këtë sezon. Ai luan te Bayern dhe është vetëm 17 vjeç. Dy golat e tij të fundit në javën e kaluar tregojnë se po flasim për një fenomen të ri.
Drejtuesit e klubit madrilen mendojnë se Karl është talenti më i madh i futbollit europian dhe duhet investuar fuqimisht. Edhe pse Xabi Alonso ka talente si Arda Guler dhe Mastantuono, në Madrid nuk ngopen.
Karl është e ardhmja. Real Madrid është gati të investojë një shifër të majme për gjermanin, por a do të pranojë Bayern?
The post Real Madrid e ka vendosur: Duam talentin e madh gjerman për të ardhmen appeared first on Telesport.



 
															






