Real Madrid do të bëjë vetëm një transferim tjetër këtë merkato, plotësohet dëshira e Alonso-s

Pas transferimit të Dean Hujisen, Alexander-Arnold, Franco Mastantuono, Real Madrid do të bëjë edhe një goditje të fundit për ta mbyllur përfundimisht merkaton për këtë verë.

E përditshmja spanjolle “Relevo”, raporton se Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e Alvaro Carrera-s nga Benfica, për të cilin ka kohë që po përflitet. 22-vjeçari është profoli i duhur që Xabi Alonso kërkon për të forcuar mbrojtjen dhe sidomos krahun e majtë.

Me transferimin e Alvaro Carrera-s, ekipi i Real Madridit mund të quhet i kompletuar dhe do të synojë të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja me Benfica-n nuk do të jetë aspak e lehtë. Spanjolli ka kontratë me klubin portugez deri në vitin 2029 dhe klauzola e vendsour për largimin e tij është 60 milionë euro.

Me përfundimin e aventurës në Kupën e Botës për Klube, Real Madrid do të bëjë sulmin e fundit për të transferuar përfundimisht Alvaro Carreras. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 50-55 milionë euro.

The post Real Madrid do të bëjë vetëm një transferim tjetër këtë merkato, plotësohet dëshira e Alonso-s appeared first on Telesport.