Pasi ka shpenzuar 168 milionë euro deri tani në merkato, ku ka bërë 4 transferime të mëdha, njërin prej të cilëve falas, Real Madrid do të bëjë edhe një goditje të fundit dhe do të jetë një përforcim madhor për Xabi Alonso në repartin e mesfushës.
Drejtuesit e Real Madridit kanë një listë me 3 emra: Nicolo Barella, Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister. Të tre emrat janë lojtarë kyç në ekipet e tyre përkatëse me kontrata afatgjata, gjë që detyron klubin madrilen të bëjë ofertë me tre shifra në drejtim të tyre.
Nga 3 emrat, më i mundshmi duket Nicolo Barrella, për të cilin Interi mund të jetë më i hapur për negociata dhe kostoja do të ishte pak më e ulët krahasuar me dy lojtarët e tjerë që luajnë në Premier League.
Italiani duket një përforcim ideal për atë që kërkon Xabi Alonso. Trajneri bask ka nevojë për një organizator në mesin e fushës për të vënë në “jetë” projektin e tij, më të cilin synon të fitojë La Ligën dhe champions League sezonin e ri.
Kujtojmë se deri tani Real Madrid ka transferuar Dean Hujisen, Alexander Arnold, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras. Drejtuesit e Realit pretendojnë të transferojnë njërin nga 3 mesfushorët e përmendur më sipër, për të mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere.
The post Real Madrid do të bëjë edhe një përforcim të fundit në merkato, në listë është edhe ylli i Interit appeared first on Telesport.