Marc Guehi ishte shumë pranë transferimit te Liverpool në ditën e fundit të merkatos, por Crystal Palace refuzoi në orët e fundit të afatit dhe qendërmbrojtësi anglez nuk realizoi dot ëndrrën e tij.
Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit anglez me Crystal Palace skadon në qershorin e vitit 2026 dhe ai do të largohet si lojtar i lirë, pasi deri më sot ka refuzuar çdo përpjekje të klubit për të rinovuar.
Megjithatë, e ardhmja e Marc Guehi mudn të mos jetë në Premier League. Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur që tani betejën për të siguruar nënshkrimin me qendërmbrojtësin anglez, i cili konsiderohet momentalisht si një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij.
Për Real Madrid, dihet tashmë strategjia e tyre për të siguruar yje të mëdhenj falas, por nuk duhet anashakaluar as Barcelona. Flick e pëlqen shumë anglezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit katalanas transferimin e tij në verën e ardhshme.
The post Real Madrid dhe Barcelona nisin që tani betejën për të transferuar falas yllin anglez appeared first on Telesport.