Real Madrid dhe Barcelona futen në garë për yllin e ri belg që mbulon 3 pozicione

Talenti i ri belg, Jorthy Mokio, është një nga emrat e rinj që po ndiqet nga shumë klube të mëdha. “Caught Offside” raporton se përveç Man. United, Chelsea-s, Arsenalit dhe Man. City-t, në garë për yllin e ri belg janë futur edhe dy klubet gjigante të Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid.

Edhe pse 17 vetëm, Mokio ka luajtur mbi 20 ndeshje deri tani me ekipin e parë të Ajax-it, perfomanca e tij në këto ndeshje ka mjaftuar për të rritur akoma dhe më shumë interesin e klubeve të mëdha.

Duke pasur një fizik të fuqishëm dhe aftësi teknike mbresëlënëse, Mokio shquhet edhe për shkathtësinë në fushë, një cilësi që i lejon të luajë pa vështirësi si mesfushor qendror, qendërmbrojtës, apo edhe mbrojtës i majtë, por roli i tij kryesor është në mesin e fushës. Në mars të këtij viti, Mokio debutoi me Belgjikën në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës.

The post Real Madrid dhe Barcelona futen në garë për yllin e ri belg që mbulon 3 pozicione appeared first on Telesport.