Real Madrid dhe Atletico nisin garën për “të përjashtuarin” e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim dhe Manchester United është i gatshëm ta shesë.

“Daily Mail” raporton se për mesfushorin 20-vjeçar ka interes të madh nga dy klubet madrilene, Real dhe Atletico, të cilat duket se kanë nisur garën mes tyre për transferimin e anglezit. Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në mesfushë, sidomos pas largimit të Dani Ceballos që pritet të zyrtarizohet te Marseille dhe Kbbie Mainoo duket se është përforcimi ideal.

Në anën tjetër, Diego Simeone e vlerëson shumë 20-vjeçarin dhe e shikon atë si një lojtar perfekt për skemën dhe sistemin e tij të lojës. Përveç dy ekipeve madrilene, në garë për djaloshin anglez janë edhe ekipe të tjera të mëdha si PSg, Bayern e Tottenham.

The post Real Madrid dhe Atletico nisin garën për “të përjashtuarin” e Manchester United appeared first on Telesport.