“Fichajes” raporton se Real Madrid po përgatitet të bëjë në verën e ardhshme transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe një nga më të shtrenjtit në historinë e futbollit.
Fiksimi i madh i Florentino Perez mban emrin e Michael Olise, francezi i cili po shkëlqen te Bayern. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është gati të ofrojë deri në 180 milionë euro për të transferuar sulmuesin francez.
Për të siguruar këtë shumë, klubi madrilen po përgatitet për shitjen e dy brazilianëve, Vinicius Junior dhe Rodrygo, nga largimi i të cilëve, pret të përfitojë 250 milionë euro. Me paratë e fituar nga shitja e dy brazilianëve, Real Madrid do të tentojë transferimin e Olise, për të përforcuar sulmin.
Po ashtu klubi madrilen do të bëjë edhe një përforcim “big” në mesfushë, ku deri tani janë përmendur vazhdimisht emra si Joao Neves, Vitinha, Adam Wharton etj.
The post Real Madrid “çmendet” pas Olise, Bayern do ta ketë shumë të vështirë të refuzojë këtë ofertë appeared first on Telesport.










