Real Madrid ka marrë një fitore të vujatur 1-0 ndaj Sevilla-s në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 17-të në La Liga. Miqtë e nisën shumë mirë takimin, duke dominuar lojën në minutat e para dhe duke pasur disa raste serioze.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të. Rodrygo kroson në zonë nga goditja e dënimit, Jude Bellingham kërcen mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, 1-0 për Real Madrid.
Në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, Sevilla mbeti me 10 lojtarë, pasi Marcao mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68-të. Goli i qetësisë për madrilenët do të vinte në minutën e 86-të, ku Kylian Mbappe do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte braziliani Rodrygo që e fitoi, pasi u pengua brenda në zonë nga Juanlu Sanchez.
Me golin e shënuar sot, Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo, duke u bërë kështy dy lojtarët e vetëm në historinë e Real Madridit me 59 gola të shënuar në një vit kalendarik. Real fiton 2-0 dhe tani renditet i dyti me një pikë më pak se Barcelona, që luan nesër në transfertë ndaj Villarreal.
Ndërkohë, në Francë luhen ndeshjet për Kupë, raundi i 1/32-ve. PSG ka bërë detyrën duke fituar në transfertë ndaj Fontenay, me golat e Desire Doue 25′, Dembele 34′ nga penalltia dhe dopietën e Goncalo Ramos në pjesën e dytë.
The post Real Madrid bën detyrën ndaj Sevilla-s, Mbappe nuk e thyen dot rekordin e CR7. PSG nuk toleron as në Kupë (video) appeared first on Telesport.














