Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët e çerekfinales së fituar nga Real Madrid kundër Borussia Dortmund në Kupën e Botës për Klube.
Sulmuesi francez spikati, pas kthimit të tij në fushë, me një gol me roveshiatë që i dhuroi skuadrës së Xabi Alonso-s fitoren 3-2 dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e kompeticionit.
Megjithatë, sulmuesi francez ishte viktimë e një situate të papritur në fund të ndeshjes.
Ish-lojtari i PSG-së në fakt u thirr për një test anti-doping. Një praktikë e zakonshme për futbollistët në fund të një ndeshjeje.
Klubi madrilen u detyrua të largohej pa Kylian Mbappe.
Sulmuesit francez iu desh më shumë kohë se sa pritej për t’iu nënshtruar testit dhe i gjithë ekipi u largua nga stadiumi MetLife pa të.
Pothuajse një orë vonesë për Mbappe, i cili u detyrua të shoqërohej në destinacionin e tij nga një anëtar i klubit dhe të merrte një makinë të errët, i shoqëruar nga të paktën pesë makina policie.
Por nuk është hera e parë që kjo i ndodh Kylien Mbappè-së.
Vitin e kaluar, në fund të gjysmëfinales së Champions League, përsëri kundër Borussia Dortmund, por kur francezi mbante veshur fanellën e PSG-së, sulmuesi nuk mundi të merrte fluturimin me të gjithë ekipin për në Paris sepse u bllokua në Gjermani, përsëri për shkak të kontrolleve anti-doping pas ndeshjes që e detyruan të anashkalonte fluturimin dhe të shkonte në Francë me një makinë private.
The post Real-i e braktisi në stadium, ja çfarë ndodhi me Mbappe pas ndeshjes me Dortmund-in appeared first on Telesport.