E habitshme që i është dashur të provojë veten.
Kilian Mbape, i cilësuar pak kohë më parë si trashëgimtari më I denjë I legjendave Mesi e Ronaldo, ka marrë shumë kritika që kur veshi fanelën e Realit, por duket se gjithçka ka ndryshuar për mirë.
Kapiteni I Francës e tregoi gjithë talentin e tij duke realizuar 3 gola në fitoren 3-0 në fushën e Vajadolidit.
Ishte një sukses I rëndësishëm jashtë shtëpie në La Liga, që I bën kampionët në fuqi që të shkëputen në renditje, e të jenë favoritë për mbrojtjen e titujve.
Falë fitoreve të tilla sikur harrohen edhe katastrofat e pësuara ndaj Barcelonës këtë sezon, me shifrat 0-4 e 2-5.
Mbape shënoi në minutën e 30-të, të 57-të dhe në sekondat e fundit me penallti.
E përditshmja “AS” e ka titullin në frengjisht: Madhështor! Tregolëshi I parë I Mbapesë vendos ndeshjen: Dua të jem kryeshënues, por dua titullin!
“Marka”, ndërkaq, flet anglisht: Killer Mbape! Tregolëshi i parë me Madridin! Ka 15 gola, vetëm një larg kreut të golshënuesve, Levandovski!
Lavdërime edhe nga trajneri Karlo Ançeloti.
“Ai shënoi 3 gola, dhe po e ndihmon shumë ekipin. E ka rritur ritmin, dhe kjo po ndodh prej dy muajve. Për ne, padyshim që ky është një plus i madh, sepse është një lojtar që ka shumë cilësi”.
Reali kryeson La Ligën me 49 pikë, katër më shumë sesa Atletiko që u ndal në barazim, ndërsa Barcelona për momentin ka mbetur prapa./