Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, dega në Vushtrri përmes një reagimi në ‘Facebook” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mosmirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve në fshatin Stanoc të Vushtrrisë nga organet komunale.
Kjo shoqatë ka kërkuar nga drejtoritë përgjegjëse të komunës që ta bëjnë pastrimin e varrezave, kositjen e barit dhe ta ndërrojnë flamurin kombëtar.
Reagimi i plotë:
Reagim
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega Vushtrri
Reagojm ndaj qendjës momentale të mjerushme në varrezat Dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj të Vushtrrisë , kërkojm nga drejtorit përgjegjëse të Komunës së Vushtrrisë të regaojn në pastrimin e tyre dhe kositjen e barit dhe ta ndrojnë flamurin Kombëtar i cili për kët flamur u derdhë shumë gjak.