Pak më parë në medie ka qarkulluar një video, teksa një i moshuar rënkon nga dhimbjet, por që asnjë nga mjekët në emergjencë nuk i ka ofruar ndihmë.
Lidhur me këtë video ka reaguar QKUK.
QKUK kanë bërë me dije se ambientet e Klinikës Emergjente janë të monitoruara 24 orë nga kamerat, andaj edhe do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve.
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në lidhje me videon e postuar nga gazetaexpress, shpjegon se ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”.