Reagon Mozzik: Dhashë deklaratë për orën, arrestimi nuk ka ndodhur – borxhi ndaj ATK është i pavërtetë

Pas lajmeve për një ndalim të reperit Mozzik në Doganë lidhur me orën e dorës Richard Mille dhe një borxh të pretenduar ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), artisti ka dalë me një reagim të qartë për publikun.

Mozzik ka mohuar të gjitha pretendimet për arrestim dhe borxh, duke i cilësuar ato si shpifje dhe informacione të pavërteta.

I njëjti sqaron se nuk ka pasur asnjë arrestim dhe se gjithçka ka qenë vetëm një procedurë e dhënies së deklaratës për hetimet lidhur me orën e dorës.

 Foto: Instagram

Deklarata e plotë e Mozzikut (pa ndërhyrje):

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Artianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjës së kaluar për orën e dorës Richard Mille.

Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt.

Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.

Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.

Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte.

Ju dua edhe juve që po shkruani keq.

Sinqerisht Gramoz Aliu

Foto: Instagram