Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Gashi, ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si po përfaqësohen veteranët në skenën politike dhe shoqërore. Ai shpreh zhgënjim të thellë për një individ që, sipas tij, po keqpërdor uniformën dhe statusin e veteranit për agjenda politike personale.
“Sa herë që mendoj se veteranët, si kategori e privilegjuar e shoqërisë sonë, meritojnë një pagesë më dinjitoze, del në skenë ky shakllaban dhe më bind se, veteranët me këtë lloj përfaqësimi, s’meritojnë as ato 204 euro,” deklaroi Gashi.
Ai shtoi se uniforma për këtë person nuk është një simbol sublim i sakrificës, por një “fetish obsesiv”, i cili po përdoret për qëllime krimopolitike, duke e kthyer atë në “kostum karnavalesh opozitar”.
Reagimi i Gashit ngre shqetësime serioze për mënyrën se si përfaqësohen veteranët dhe për nevojën për një respekt më të madh dhe trajtim më dinjitoz të tyre, veçanërisht në aspektin financiar dhe moral.
The post Reagon Komandanti i UÇK-së: Nuk duhet të keqpërdoret UÇK-ja për agjenda krimopolitike, në kostum karnavli opozitar appeared first on Kosovapost.net.