Reagon edhe Memli Krasniqi ndaj deklaratës së Kurtit për zgjedhjet: Kryeministër, prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Albin Kurti, i cili sonte u tha opozitës parlamentare se u ndihmon në shpërndarjen e Kuvendit.

Ai thotë se një kërkesë të tillë kryeministrit, ia kishte bërë që nga korriku i vitit të kaluar, por edhe që nga nesër, do t’i ketë gati edhe nënshkrimet e PDK-së, transmeton klankosova.tv.

”Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin!”