Reagon deputetja Pacolli: Sulmi nuk ishte spontan, video është incizuar nga gruaja ose vajza e tij

Deputetja e Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pasi sot derisa ishte duke qëndruar në një lokal, një qytetar i afrohet dhe e ofendon duke e akuzuar se është “hajneshë”.

Deputetja thotë e sulmi nuk ishte spontan, dhe se video e cila po qarkullon në rrjetet sociale është incizuar nga gruaja ose vajza e tij, të cilat sipas saj, ishin në vendngjarje, transmeton KosovaPost.

Pacolli theksoi se “Agim Pllashniku u afrua me tonë e mënyrë kërcënuese pranë tavolinës ku isha ulur, duke shfaqur qartazi qëllime agresive dhe provokuese.”.

“Dëshmitarë të drejtpërdrejtë të këtij incidenti ishin përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, përfshirë edhe vetë Avokatin e Popullit, si dhe zyrtarë policorë në uniformë, të cilët ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes. Disa portale, “gazetarë” dhe “analistë”, të financuar nga oligarkë dhe interesa të tyre të errëta, po e portretizojnë këtë sulm të rrezikshëm si një akt “heroik”, duke mbrojtur agresorin dhe duke tentuar ta paraqesin dhunuesin si viktimë.

Ajo thotë se këto veprime tashmë përbëjnë përgjegjësi penale.

“Unë nuk do të frikësohem. Nuk do të hesht. Nuk do të tërhiqem. Do të vazhdoj, sypatrembur dhe e palëkundur, rrugën time të drejtë. Dhe nuk do të lejoj që e vërteta të deformohet nga ata që përkrahin dhunën dhe krimin”, deklaroi deputetja.

Ndryshe, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është përballur sot me një situatë jo të këndshme ndërsa ishte në një lokal. Ku një qytetar i afrohet në tavolinë dhe e akuzon duke e quajtur “hajneshë”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Telegrafin, se ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’

“Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’ dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë”, tha Borovci.

Ndryshe, Pacolli ishte e shoqëruar nga një person në lokal, gjatë kohës sa qytetari iu afrua duke e akuzuar për hajni.

The post Reagon deputetja Pacolli: Sulmi nuk ishte spontan, video është incizuar nga gruaja ose vajza e tij appeared first on Kosovapost.net.