Dega e PDK-së në Vushtrri përmes një reagimi ka kundërshtuar vendimin që e vë në dizpozicion për trajtim të pacientëve me Covid-19 Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, duke iu mohuar sipas pacientëve nga komuna e Vushtrrisë shërbimet shëndetësore në këtë spital.
PDK ka prezentuar një mori faktesh u bazuar në kapacitetet si profesionale e poashtu edhe ato njerëzore që i ka ky spital për të qenë i destinuar të ofroi shërbime për pacientët me Covid-19.
Reagimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës dega në Vushtrri, është duke përcjellur me shqetësim gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19 e shqetësimi është rritur edhe më shumë pas vendimit të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri të shëndrrohet në një qendër regjionale për trajtimin e pacienteve me Covid-19. Kësisoj, duke i’u mohuar të gjitha shërbimet shëndetësore qytetarëve të komunës së Vushtrrisë në Spital.
Ne, Partia Demokratike Dega në Vushtrri, konsiderojmë se para marrjes së këtij vendimi Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së dhe Komuna e Vushtrrisë, është dashur të ketë parasysh këto fakte;
1. Pozita gjeografike e spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri nuk përmbush kriteret për një trajtim të tillë, për arsye se Shkolla fillore me afër 1 mijë nxënës është ngjitur me Spitalin, Akademia e Policisë poashtu, Qendra e Mjekësisë Familjare, Stacioni i Policisë dhe afërsia shumë e madhe me sheshin e qytetit, ku ndodhë frekuentimi më i madh i njerëzve.
2. Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri nuk ka objekte shtesë për dallim nga Spitali i Mitrovicës. Spitali i Vushtrrisë nuk ka repart të infektologjisë ndërkohë Mitrovica ka repartin e infektologjisë me 4 infektolog.
3. Spitali Mitrovicës ka Institutin e Shëndetit Publik regjional me disa epidemiolog dhe mikrobiolog.
Vushtrria nuk e ka një mundësi të tillë.
4. Spitali i Mitrovicës e ka laboratorin që punon 24 orë, ndërsa Spitali i Vushtrrisë punon me një ndërrim në laborator me një staf të mangët.
5. Spitali i Mitrovicës ka repartin e Radiologjisë që punon 24 orë, ndërkohë Vushtrria ka mungesë së stafit në repartin e Radiologjisë
6. Spitali i Mitrovicës ka repartin e Pulmologjisë me 4 Pulmolog, ndërsa Vushtrria ka vetëm një pulmolog.
7. Spitali i Mitrovicës ka 4 anesteziolog ndërkohë Vushtrria vetëm 2 anesteziolog.
8. Vushtrria për dallim nga Mitrovica ka mungesë të respiratorëve dhe ata që i posedon Vushtrria i ka të pa servisuar.
Ne nuk jemi kundër trajtimit të qytetarëve në Spitalin e Vushtrrisë, sepse aty mund të jenë vëllezërit dhe motrat tona por Spitali i Mitrovicës ofron kushte më të mira për trajtimin e kësaj sëmundje dhe rrezikshmeri më të ultë, jo vetëm për stafin shëndetësor por edhe për gjithë qytetarët.
Ftojmë Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe Komunën e Vushtrrisë, deputetet nga komuna e Vushtrrisë të reagojnë, që të rishikohet vendimi për shëndrrimin e Spitalit “Sheikh Zayed” në qendër për trajtimin e COVID-19.
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!
Partia Demoratike e Kosovës.
Vushtrri
21 korrik 2020.