“Mashtrim”, e quajti politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, atë që u gjetën armë në një pronë të tij në fshatin Vallaq të Zveçanit.
Arsenijeviq, siç e citoi “Kossev”, ka thënë se “asnj prej tyre nuk janë të mijat” dhe pretendon se kjo është synim që ai të mos kthehet më në Kosovë pasi ka udhëtuar ditë më parë jashtë vendit.
“Është mrekulli reale që ndodhi mu në kohën kur s’jam aty, jam larguar të premten. Ata e kanë të regjistruar që jam larguar dhe tash për të diskredituar, për të më frikësuar që të moskthehem, të më largojnë fizikisht”, tha Arsenijeviq.
“Nuk jam budalla të lejoj një gjë të tillë në pronë time ”, citohet të ketë thënë mes tjerash ai – dhe se “pafajësinë e mbroj në çdo gjykatë”.
Policia e Kosovës dhe deputeti Xhelal Sveçla kanë deklaurar se një arsenal armësh janë gjetur në pronë të tij.
<p>The post Reagon Arsenijeviqi, thotë se armët nuk ishin të tij first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>