Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka goditur në studio

Një kafacytje ka ndodhur në emisionin Opinion të Blendi Fevizu mes gazetarit Berat Buzhalës dhe publicistit Albatros Rexhaj.

Derisa po diskutonin për Gjykatën Speciale në Hagë, në një moment debati ka degraduar mes Rexhajt dhe Buzhalës, ku ky i fundi e ka sulmuar edhe fizikisht Rexhajn.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar Berat Buzhala i cili ka kërkuar falje publike për incidentin. Nuk ka vonuar shumë dhe për situatën ka reaguar edhe Albatro Rexhaj, raporon IndeksOnline.

Ai ka mohuar se Berat Buzhala e ka goditur në studion.

“Nuk është e vërtetë që Berati më ka goditur në studio.

Nuk ka pasur kontakt fizik. Në studio kam ardhur për debat dhe jo për sherre.

Për mua kjo është gjë e tejkaluar”, ka shkruar Rexhaj.