Braziliani Rodrygo ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior dhe për këtë arsye do të mungojë deri në fund të vitit, duke humbur pjesën tjetër të sezonit me Real Madridin dhe mbi të gjitha Kupën e Botës me Brazilin.
Vetë braziliani ka reaguar përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ku premton që nuk do të ndalet këtu dhe do të rikthehet shumë shpejt më i fortë se më parë.
“Edhe pa e kuptuar, të besoj…
Një nga ditët më të këqija të jetës sime, sa shumë e kam pasur gjithmonë frikë këtë dëmtim… ndoshta jeta ka qenë pak mizore me mua kohët e fundit… Nuk e di nëse e meritoj këtë, por për çfarë mund të ankohem? Sa gjëra të mrekullueshme kam përjetuar që as unë nuk i meritoja.
Një pengesë e madhe ka dalë në jetën time, në karrierën time, duke më penguar të bëj atë që dua më shumë për një kohë.
Jam jashtë për pjesën tjetër të sezonit me klubin tim dhe jashtë Kupës së Botës me vendin tim, një ëndërr që të gjithë e dinë se sa shumë do të thotë për mua. E tëra çfarë mund të bëj është të jem i fortë si gjithmonë, gjë që nuk është asgjë e re.
Faleminderit të gjithëve për lutjet, mesazhet dhe dashurinë tuaj! Ju jeni shumë të rëndësishëm për mua. Edhe pse kjo është një kohë shumë e vështirë, premtoj të mos ndalem këtu.
Besoj se kam ende shumë gjëra të pabesueshme për të përjetuar dhe për t’u sjellë gëzim të gjithë atyre që më besojnë. Është thjesht një takim i shkurtër… Zoti është ende në kontroll të gjithçkaje”, shkruan Rodrygo.
The post Reagimi i ndjerë i Rodrygo pas dëmtimit që do ta lërë jashtë Kupës së Botës: Nuk e di nëse e meritoj këtë… appeared first on Telesport.










