Reagim i fshatit Dedi dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së ndaj Hasan Pretenit për deklaratat e pavërteta dhe fyese

Banorët dhe ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga fshati Dedi kanë reaguar me indinjatë ndaj deklaratave të Hasan Pretenit, duke i cilësuar ato të pavërteta, fyese dhe me qëllim përçarjen ndërmjet ish-luftëtarëve të zonës së Shalës.

Sipas reagimit, akuzat e Pretenit ndaj bashkëluftëtarit dhe bashkëfshatarit të tyre, Jahir Dedia Nimani, janë plotësisht të pabaza. Ata theksuan se Nimani ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftë, i njohur për guxim dhe përkushtim deri në përfundim të saj, dhe kurrë nuk e ka dorëzuar armën.

Luftëtarët e fshatit Dedi, pjesë e Brigadës 141 “Mehë Uka”, sipas reagimit, kanë dhënë kontribut të madh në mbrojtjen e zonës së Shalës dhe të Kosovës. Përpjekjet për të njollosur sakrificën e tyre janë të papranueshme dhe dëmtojnë kujtimin e atyre që ranë për liri. Banorët dhe ish-luftëtarët e UÇK-së kërkuan që Hasan Preteni të tërheqë publikisht deklaratat e tij dhe të ndalojë përhapjen e shpifjeve që cenojnë dinjitetin e luftëtarëve.