Reagim i çuditshëm i Melonit, çfarë i tha Macron kryeministres italiane

Përveç rëndësisë së madhe që kanë diskutimet mes liderëve botërorë në tryezën e rrumbullakët të G7, ajo që shton edhe më tëpër interesin janë edhe bisedat e tyre jashtë objektivit të kamerës.

Siç është rasti i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Meloni dhe Macron u kapën nga kamera teksa po flisnin me njëri-tjetrin, duke mbajtur dorën para gojës në mënyrë që fjalët e tyre të mos lexohen nëpërmjet buzëve.

Edhe pse nuk dihet se çfarë i ka pëshpëritur Macron, në një moment Meloni shihet teksa  “rrotullon sytë”, si për të treguar se diçka e bezdiste.

Ky episod mes Melonit dhe Macron erdhi pas takimit po aq të sikletshëm midis Kryeministrit kanadez Mark Carney dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Carney e ndërpreu Presidentin e SHBA-së të merrte më shumë pyetje pasi u pyet për politikën e tij të imigracionit.

Kryeministri kanadez i ndërpreu pyetjet, duke u thënë gazetarëve: “Do të ushtroj rolin tim si kryetar i G7-ës, pasi kemi edhe disa minuta me Presidentin dhe ekipin e tij dhe pastaj duhet të fillojmë takimin për të adresuar disa nga këto çështje të mëdha.”

Tensionet në samit shpërthyen pasi Donald Trump deklaroi se përjashtimi i Rusisë nga grupi në vitin ishte një “gabim i madh”, madje tha se pikërisht ky vendim solli dhe luftën në Ukrainë.