E ardhmja e Xavi Simons duket se është larg RB Leipzig, pasi klubi gjerman po mendon shitjen e tij.
Klubi gjerman po lufton për t’u futur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe nëse nuk ia arrinë një gjëje të tillë do ta shesin yllin e tyre më të madh.
RB Leipzig ka përcaktuar tarifën e transferimit për mesfushorin sulmues holandez Xavi Simons.
Pasi kaloi mbi një vit e gjysmë në huazim me Leipzig, 21-vjeçari iu bashkua zyrtarisht klubit në dimrin 2025 për 50 milionë euro nga Paris Saint-Germain.
Plani i Leipzig ishte gjithmonë ta shiste atë për një fitim dhe një transferim mund të ndodhte që në verë
Klubet e interesuara do të duhet të paguajnë 80 milionë euro dhe Leipzig tashmë ka premtuar se do ta lë Simons të largohet menjëherë nëse një ofertë e tillë arrin.
Simons këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka 5 asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhekuq.
Chelsea, Man Utd, Liverpool dhe Arsenal janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për yllin holandez.