Rayo Vallecano “hakmerret” për Barcelonën, turpëron Atletico Madridin në La Liga (video)

Pas ndeshjes dhe fitores spektakolare 4-0 ndaj Barcelonës në mesjavë, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, atletico Madrid ka pësuar sot humbjen e dytë rresht në La Liga, duke u turpëruar 3-0 ndaj Rayo Vallecano, për javën e 24-të.

Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku pasi Andrei Ratiu u “tall” me mbrojtjen e Atletico në zonë, asiston për Fran Perez, i cili dërgon topin në rrjetë. Oscar Valentin dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, pas një topi të humbur nga Clement Lenglet. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Rayo Vallecano.

Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Diego Simeone në pjesën e dytë, ato nuk dhanë asnjë efekt. Në minutën e 75-të, Nobel Mendy shënoi një gol spektakolar me një veprim të bukur akrobatik, pas krosimit të Alvaro Garcia.

Rayo Vallecano fiton 3-0 dhe merr tri pikë të arta në garën për mbijetesë, duke u renditur në vendin e 16-të me 25 pikë. Atletico Madrid mbetet në vendin e 4-të me 45 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Rayo Vallecano “hakmerret” për Barcelonën, turpëron Atletico Madridin në La Liga (video) appeared first on Telesport.