Manchester City e ka mbyllur me fitoren vitin 2026. “Qytetarët” kanë fituar 1-2 në transfertën delikate ndaj Nottingham Forest, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premier League.
Pjesa e parë ishte disi e vakët dhe mungoi goli, ndërsa pjesa e dytë ishte vërtet fantastike. Të besuarit e Pep Guardiolës e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Tijjani Reijnders në minutën e 47-të, pas një aksioni fantastik dhe asistit të Rayan Cherki.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me një kundërsulm të shpejtë, Igor Jesus asiston, Hutchinson dërgon topin në rrjetë. Goli i fitores për “Qytetarët” do të vinte në minutën e 83-të, ku pas një goditje këndi, Josko Gvardiol ul topin me kokë, Rayan Cherki e dërgon në rrjetë me një goditje të bukur.
Man. City fiton 1-2 dhe aktualisht mban vendin e parë me një pikë më shumë se Arsenal, londinezët luajnë pas pak ndaj Brighton.
The post Rayan Cherki fantastik, City merr një fitore të artë ën transfertën delikate. Presioni kalon mbi Arsenalin tani (video) appeared first on Telesport.













