I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Fabrizio Ravanelli komentoi çështjet në shtëpinë e Juventusit, duke nisur nga situata e Dusan Vlahoviç, gati për t’u rikthyer në fushë nën drejtimin e Spalletti: “Ai mund të qëndrojë te Juve, por kjo varet nga strategjitë e klubit.
Juventusi duhet të kuptojë nëse do të vazhdojë me Vlahoviç apo të kërkojë sulmues të rinj nga e para. Dusan është kritikuar në të kaluarën. Nëse qëndron dhe sezonin tjetër dështon në disa ndeshje, krijohen probleme jo konstruktive. Nëse është në formë, mund të jetë i rëndësishëm”.
Ai që mund të rikthehet është Kolo Muani: “Në Itali mund të bëjë shumë mirë dhe e ka treguar, garanton 15-20 gola në sezon. Ai është i shpejtë, me shpërthim dhe driblim, besoj se do të bënte mirë. Duete si Kolo Muani-Osimhen, Kolo Muani-Thuram apo Thuram-Osimhen do t’iu pëlqenin tifozëve bardhezinj”.
Megjithatë, sipas tij, bashkë nuk mund të luajnë: “Nëse arrihet Champions-i, Vlahoviç dhe Kolo Muani nuk mjaftojnë”. Për Bernardo Silva: “Është shumë i fortë në pasimin final dhe krijimin e superioritetit”.
The post Ravanelli për merkaton bardhezi: Kolo Muani garanton 15-20 gola në sezon, Silva krijon superioritet appeared first on Telesport.










