Raul Gonzalez gati për hapin e madh në karrierë, do të drejtojë rivalët e Real Madridit

“AS” zbulon se Raul Gonzalez është gati të bëjë hapin e madh në karrierë, ish-sulmuesi i Real Madridit është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Real Sociedad.

Pas shkarkimit të Sergio Francisco, Real Sociedad po kërkon një trajner të ri, pasi Ion Ansotegi ka marrë drejtimin e përkohshëm të ekipit. deri tnai, Raul Gonzalez ka drejtuar vetëm Real Madrid Castilla, por duket se ka përfituar përvojën e duhur për të drejtuar një ekip të La Ligës.

Real Sociedad renditet në vendin e 15-të në La Liga dhe objektivi parësor për Raul Gonalzez do të ishte padyshim qëndrimi në elitë. Përveç Raul Gonzalez, emra të tjerë që po përmenden për të marrë drejtimin e Real Sociedad janë edhe Pellegrino Matarazzo dhe Xavier Garcia Pimienta.

The post Raul Gonzalez gati për hapin e madh në karrierë, do të drejtojë rivalët e Real Madridit appeared first on Telesport.