Ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes për Planin e Rritjes, reagon BE-ja

Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve të ndërlidhura me Planin e Rritjes të BE-së në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo i hap rrugën Kosovës të përfitojë nga 882 milionë eurot në grante dhe hua të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që e çojnë vendin përpara në rrugën e integrimit evropian”, u tha në reagimin e Zyrës së BE-së.

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të së premtes, miratoi marrëveshjet e ndërlidhura me Planin e Rritjes të BE-së.