Një person është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se pacientit po i kryhen ekzaminimet e nevojshme.
“Një pacientë është pranuar, është në gjendje të rëndë. Po i kryhen ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla.
I dyshuari raportohet se se është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në tentim për t’i ikur policisë.
The post Rasti te Lagjja e Spitalit: Një person dërgohet në QKUK, është në gjendje të rëndë appeared first on Kosovapost.net.