Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshmoi të premten në gjykatë lidhur me “rastin Negreira”, skandali që akuzon klubin katalanas se ka paguar ryshfete ish-zëvendëspresidentit të Komisionit të Arbitrave Spanjollë, José María Enríquez Negreira, dhe djalit të tij, Javier, gjatë mandatit të parë presidencial të Laportës.
Para trupit gjykues, kreu blaugrana dha versionin e tij, duke konfirmuar ekzistencën e marrëdhënieve: “Departamenti sportiv i merrte këto analiza. Djali i Negreirës përgatiste raportet. Ishte një mekanizëm para presidencës sonë; ne e trashëguam. U informova se ekzistonte ky shërbim këshillimi teknik për arbitrat dhe vendosëm të vazhdonim pagesat, sepse e konsideronim të dobishëm për departamentin sportiv”.
Laporta minimizoi aspektin financiar, duke vënë shifrat në kontekst: “Është thënë se janë paguar 7.3 milionë euro në 18 vite. Ta vendosim në perspektivë. Nuk mendoj se është shumë e shtrenjtë për shërbime të tilla, që janë të rëndësishme dhe të dobishme”.
Në fund, ai hodhi poshtë akuzat, duke folur për një komplot mediatik dhe juridik: “Është e qartë se bëhet fjalë për një fushatë të orkestruar për të dëmtuar reputacionin e Barçës. Nuk do ta njollosin këtë epokë të Barçës”.
The post “Rasti Negreira”, Laporta mohon akuzat: Fushatë e orkestruar për të dëmtuar Barçën appeared first on Telesport.











