Sindikata e Policisë së Kosovës, i është drejtuar zyrtarisht Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, me kërkesë për përfshirje aktive në monitorimin dhe vlerësimin e të drejtave të pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët aktualisht ndodhen në mbajtje lidhur me rastin e ndodhur në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën, transmeton KosovaPost.
Sipas një njoftimi për media thuhet se SPK ka theksuar rëndësinë e mbikëqyrjes së respektimit të të drejtave themelore të të ndaluarve, ku konsideron se masa e ndalimit ka qenë e panevojshme dhe se kanë ekzistuar mundësi për masa më të arsyeshme.
“Me të ndodhur rasti, SPK ka qenë aktive dhe e pranishme pranë kolegëve të ndaluar dhe familjeve të tyre. Kryetari i Sindikatës, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar familjet e pesë zyrtarëve policorë të ndaluar, duke ju shprehur përkrahje të plotë institucionale, morale dhe juridike”, thuhet në njoftim.
Tutje, SPK thotë se nuk ndërhyn në procesin hetimor dhe nuk paragjykon rrjedhën e drejtësisë, por është e obliguar të kërkojë që ndaj çdo zyrtari të Policisë së Kosovës të ketë trajtim të drejtë, human dhe ligjor, në përputhje me të gjitha standardet vendore dhe ndërkombëtare.
The post Rasti i Agon Zejnullahut, Sindikata e Policisë i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e arrestuar appeared first on Kosovapost.net.