Një rreshter dhe tre policë janë suspenduar nga stacioni veriu në Vranjevc.
Suspendimi i tyre lidhet me vrasjen e 27 vjeçarit Abid Jashari, ndodhur para pak ditësh në Prishtinë.
Suspendimi i tyre ka ardhur si shkak i neglizhencës në rastin e vrasjes së Abid Jashari.
Abid Jashari është vrarë në rrugën “Haxhi Zeka”, nga djali i vëllait të gruas së tij.
Vet gruaja e tij kishte deklaruar për media se bashkëshorti i ndjerë tashmë, e kishte raportuar disa herë në polici mikun e tij, për shkak se kishte marr mesazhe kërcënuese.
Por Policia nuk e kishte trajtuar seriozisht raportimin e Jasharit.
Edhe vëllai i Abid Jasharit kishte akuzuar Policinë për neglizhencë të rastit, duke thënë se ata e kishin raportuar disa herë në Polci, kërcënimin që ia kishte bërë miku i tij.