Pas vdekjes së 24 vjeçarit i cili ra sot nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë, deklarohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala në një përgjigje tha se prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes dhe rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes gjatë të cilit ka humbur jetën një person i moshës 24 vjeçar, ku prokurori i shtetit hapur rastin ‘Hetim mbi vdekjen’. Po ashtu prokurori i çështjes ka autorizuar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Shala.
Edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës bën të ditur një person i moshës 25 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 11:30 pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashkull rreth 24 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.
Tutje Borovci tha se aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.
The post Rasti i 24 vjeçarit i cili ra nga lartësia e hotel “Grand”, deklarohen nga Prokuroria appeared first on Kosovapost.net.