Rast tragjik në Junik: Një grua gjendet e vdekur në një shtëpi, një tjetër pa vetëdije, në gjendje të rëndë

Rast tragjik në Junik: Një grua gjendet e vdekur në një shtëpi, një tjetër pa vetëdije, në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e djeshme në Junik, në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare, ku njëra prej tyre ka qenë pa shenja jete.

Tjetra, njofton policia, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë, transmeton Gazeta Express.

‘‘Junik / 17.12.2025 – 15:30. Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka njoftuar Policia.