Rast i rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, vdes pak pas lindjes

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të vrasjes së foshnjës në Ferizaj.

Sipas policisë, e dyshuara raportohet se kishte lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës.

Foshnja ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte vdekur pas një kohe të shkurtër, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për procedura të mëtejshme. Ndërkohë, e dyshuara po trajtohet në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj”, kanë thënë nga Policia.