Rashiti për akuzat e Kurtit ndaj Kushtetueses: Njëjtë sikur me thanë në SHBA, Gjykata Supreme s’vlen gjë, veç pse ka më shumë republikanë se sa demokratë

Deputeti shqiptar në Zvicër, Korab Rashiti ka komentuar sulmet që Albin Kurti sot i bëri kundrejt Gjykatës Kushtetuese.

Ai bëri një krahasim lidhur me sulmet e Kurtit nga Gjykatës.

Postimi i plotë:

Kurti brutal: A e dini pse opozita vrapon te Gjykata Kushtetuese? Sepse 5 prej 7 gjyqtarëve janë nga koha e PAN-it dhe Listës Serbe – relikte të trashëgimisë jokulturore.

Është njësoj sikur me thanë në SHBA: Gjykata Supreme s’vlen gjë, veç pse ka më shumë republikanë se sa demokratë. Apo sikur në Zvicër me thanë: Gjykata s’ka vlerë pse ka më shumë gjyqtarë të emëruar prej SVP-së se prej socialistëve…/Periskopi