Rashiti: Edhe Kosova me Shqipërinë të përfshira në pezullimin e vizave për 75 vende nga ShBA’të

Deluteti shqiptar në Zvicër, Korab Rashiti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar lëshimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Sipas Rashitit, arsyeja e këtij vendimi lidhet me atë që ai e quan emigrim jo-produktiv. Ai ka pohuar se, bazuar në fakte dhe statistika, rreth 48 për qind e emigrantëve nga Kosova jetojnë nga ndihmat sociale, çka sipas tij ka ndikuar në këtë qasje të SHBA-së.

“Në këtë aspekt, politika e SHBA-së është e drejtë”, ka shkruar Rashiti në postimin e tij.