Rashiq: Kam shumë probleme me Listën Serbe, por nuk duhet të shpallet organizatë terrioriste

Deputeti serb, Nenad Rashiq ka reaguar ndaj kërkesave për shpalljen e Listës Serbe organizatë terroriste, duke theksuar se kjo mënyrë nuk është e duhura.

“Nuk është mënyra e duhur, unë edhe më herët kam thënë për çdo krim që ka ndodhë në cilëndo periudhë, kam thënë çdo krim ka emër dhe mbiemër në këtë aspekt që të gjeneralizohet nuk mendoj që është mënyra e duhur”, tha ai për Front Online.

Ai deklaroi se ka pasur shumë probleme me Listën Serbe dhe strukturat e tyre, por sipas tij, kjo nuk e justifikon që ai të mbështesë kërkesat për shpalljen e tyre organizatë terroriste.

“Unë më së shumti të keqën e kam pas prej asaj organizate, dhe po vazhdoj për çdo ditë kam shumë probleme me ata, me Listën Serbe dhe strukturat e tyre qoftë zyrtare qoftë gjysmë zyrtare, qoftë ajo e fundit, por kjo nuk më justifikon që ta bëjë edhe unë diçka që nuk konsideroj që është një parim demokratik”, deklaroi ai.

Rashiq tha se komuniteti serb kishte me qenë i gëzuar për t’u integruar në Kosovë, por nuk e mbështet idenë e shpalljes së Listës Serbe si organizatë terroriste